Osmani takon Zv.ndihmës Sekretarin amerikan, flasin për angazhimin e shtuar të SHBA-së për paqe në rajon

Aktuale

Osmani takon Zv.ndihmës Sekretarin amerikan, flasin për angazhimin e shtuar të SHBA-së për paqe në rajon

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 19:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Alexander Kasanof.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Osmani.

Presidentja gjatë qëndrimit në Pragë të Çekisë, sot ka zhvilluar takim  edhe me Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat