Vrasja e Ingrid Kullajt në Prizren: Edhe Sead Halilaj ekstradohet nga Britania

Aktuale

Vrasja e Ingrid Kullajt në Prizren: Edhe Sead Halilaj ekstradohet nga Britania

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

11 vjet më parë, një shtëpi në Prizren, u shëndrrua në skenë krimi.

Shkaku i kësaj tragjedie, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, thuhet të jetë puna që e ndjera shtetase e Shqipërisë e bënte si këngëtare e valltare në Mitrovicë, e që Senad Kullaj ishte kundër.

Ndaj bashkë me të dyshuarin tjeter për ndihmë në bashkkryerje Sead Halilaj, më t’u takuar me viktimën në Prizren, e kishte goditur  me mjet të mprehtë në pjesë të ndryshme të trupit, plagë këto nga të cilat e njejta vdiq.

Për këtë vrasje mizore, i dyshuari kryesor ra në duar të policisë britanike 4 vite pas krimit, e i dyti u zu në vendin e njejtë, nga ku u ekstradua në Kosovë të mërkurën e 30 gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat