Dita e djeshme për KFOR-in ishte e zakonshme, por për qytetarët nuk e pa ashtu.
Karabinierët italianë, dje shtuan numrin e ushtarëve mbi urën e lumit Ibër, urë kjo e cila tash e sa kohë qëndron e mbyllur për automjete, e që nga ana e qeverisë së Kosovës është marrë zotim se do të hapet.
Me këtë veprim të KFOR-it, kishte edhe reagime të shumta nga kritikët, me arsyen se e gjitha kjo po bëhet për shkak të Qeverisë, dhe njëanëshmërinë e saj në vendime.
Por, më vonë doli vet nga KFOR-i, se veprimi ishte një opercion rutinor.
Avokati Tomë Gashi ka thënë për ata që po e kritikojnë Kurtin se po dihen haptas se kush për kënd punon me apo pa vetëdije.
“KFORI duke bërë ushtrime e këta që janë kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës në dilerium kundër vetvetes.
Tash po dihet haptas kush për kon punon me apo pa vetëdije.!”, shkruan avokati Tomë Gashi.