Arifi: Mbyllja e strukturave paralele në veri, ndër punët më të mira që ndonjë qeveri mund të arrijë të bëjë, ka dy fjalë për njerëzit e pushtetit

Aktuale

Arifi: Mbyllja e strukturave paralele në veri, ndër punët më të mira që ndonjë qeveri mund të arrijë të bëjë, ka dy fjalë për njerëzit e pushtetit

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2024 Në ora: 11:34
Avni Arifi

Avni Arifi i ka reaguar njerëzve të pushtetit që pretendojnë se opozita dhe mediat janë kundër mbylljes së strukturave ilegale në veri.

Ai ka thënë se ata nuk duhet “të fusin thikën e përqarjes ndërshqiptare dhe të ndajnë shoqërinë në tradhëtarë dhe patriot”.

Sipas tij, mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë është ndër punët më të mira që ndonjë qeveri mund të arrtijë të bëjë.

Andaj, ai thotë se nuk duhet të ketë përçarje mes shqiptarëve, sepse “Jo vetëm opozita por çdo njeri i Kosovës e ka obligim të ruaj aleancën historike që me shumë mund e ka ndërtuar Kosova me SHBA dhe vendet kryesore të NATO-s”.

Postimi i plotë:

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë është ndër punët më të mira që ndonjë Qeveri e Kosovës mund të arrijë të bëj. Njerëzit e pushtetit që pretendojnë se opozita dhe mediat janë kundër mbylljes së këtyre strukturave janë përveq gënjeshtarë të ndytë janë edhe njerëz të poshtër që synojnë të fusin thikën e përqarjes ndërshqiptare dhe të ndajnë shoqërinë në tradhëtarë dhe patriot me logjikën Kim Jong Un-it të Koresë Veriore, Lukashenkos në Bjellorusi dhe të liderëve tjerë autoritarë kudo në botë. Jo vetëm opozita por çdo njeri i Kosovës e ka obligim të ruaj aleancën historike që me shumë mund e ka ndërtuar Kosova me SHBA dhe vendet kryesore të NATO-s. Bashkërendimi i aktiviteteve me vendet aleate e posaqërisht me SHBA si garancë e vetme e suksesit permanent të cdo operacioni qoftë politik qoftë policior është shumë më shumë interes i Kosovës se sa i vendeve aleate. Aleanca me këto vende është gjë që Kosova nuk mund ta zëvendsojë dhe duhet të jetë e përjetshme kurse sa për lider lokal që madhështinë e vet e kanë arritur me retorikë boshe e mbi gjakun e shumë gjeneratave të kombit Kosova nuk ka nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat