Lajçak, vizitë në Kosovë/ Pozhari: Shko more binde Vuçiqin që ta nënshkruajë marrëveshjen, me neve nuk ke punë!

Aktuale

Lajçak, vizitë në Kosovë/ Pozhari: Shko more binde Vuçiqin që ta nënshkruajë marrëveshjen, me neve nuk ke punë!

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:43
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem drejt Bledit për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe drejt Prishtinës për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

Për vizitën e tij, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se Lajçak-u më mirë është të shkojë që ta bind Vuçiqin të nënshkruaj marrëveshjen, sepse me neve nuk ka punë!

Postimi i plotë:

Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë për dialogun

Ndryshe nuk ka qysh e arsyeton rrogën rreth 30 mijë euro në muaj. Raportet e punës "copy-paste".

Shko more binde Vuçiqin që ta nënshkruaj marrëveshjen, me neve nuk ke punë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat