“Gabim katastrofal i Albin Kurtit!”, Tomë Gashi kundërshton hapur këtë vendim të qeverisë!

Aktuale

“Gabim katastrofal i Albin Kurtit!”, Tomë Gashi kundërshton hapur këtë vendim të qeverisë!

Nga: A.M. Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:44
Tomë Gashi

Së fundi, Qeveria e Kosovës miratoi një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati.

“Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

E ndaj këtij vendimi, ka reaguar ashpër avokati Tomë Gashi, përcjell "Bota sot".

Ai këtë e ka cilësuar si një vendim katastrofal.

“Gabim, gabim, gabim katastrofal i Albin Kurtit!

Krahas kësaj, ai ka bërë edhe një koment në një faqe në Facebook, ku shkroi se:

“Gabim e ka Kurti me këtë vendim me iu dhanë organizatave fetare tokë për punët që nuk i takojnë!”

Image
Komenti
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat