Serbia dhe blerja e avionëve francezë, veprimtari nga SHBA reagon ashpër ndaj Macron-it – ja pse rrezikohet Kosova!

Aktuale

Serbia dhe blerja e avionëve francezë, veprimtari nga SHBA reagon ashpër ndaj Macron-it – ja pse rrezikohet Kosova!

Nga: A.M. Më: 1 shtator 2024 Në ora: 15:59
Avionët luftarakë "Rafale" të Marinës franceze në aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle. Shkurt, 2020.

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka reaguar në lidhje me vizitën e fundit të presindetit francez, Emmanuel Macron në Serbi.

Ai përmes një postimi në Facebook komentoi marrëveshjen e nënshkruar nga Serbia me kompaninë franceze, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Bekteshi kritikoi ashpër këtë vendim të Francës, duke thënë se Macron ‘urinoi’ mbi moton e famshme të Francës dhe Republikës për liri, barazi, vëllazëri.

Sipas veprimtarit nga SHBA, kjo armatosje bëhet kundër Kosovës.

“A s’është kjo thyerje e sanksioneve, biznes me armë me shtetin e vetëm ne Evropë që është partnere e Putinit?

A s’është ky një rrezik i paparashikueshëm për Ballkanin dhe Kosovën kur dihet se Serbia rrethohet me shtetet e NATO-s dhe 12 Rafale-t e Macron-it janë një kafshatë e vogël për aleancën,

Por, megjithatë kjo armatosje bëhet kundër Kosovës,

ky destinacion i armëve është një militarizëm pa kushte në kohë krizash më të rënda pas Luftës së dytë botërore,

është nje shkelje e rendë e të gjitha konventave ndërkombëtare nga një anëtare e BE-se dhe QUINT-it”, shkroi ndër të tjera Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Republika e Francës e përbuzur nga Macroni

Në Beograd Macron-i urinoi mbi moton e famshme të Francës dhe Republikës. Liberté, égalité, fraternité/liri, barazi, vëllazëri/, duke e përlyer keq moton kombëtare për republikën.

Ajo çka ndodhi në Beograd, Evropa ishte një dëshmitare dhe vrojtuese indolente, memece dhe e mjerë. Përpara syve të saj ndodhi

Ruleti francezo-rus; një puthje francezo-serbe për profit 2+ miljardë euro për Francën që i profitoi nga një shtet gjenocidal i Vuçiq-it që njëkohësisht ishte edhe një thikë pas shpine për Ukrainën!

Të tregtosh me partnerin e Putinit, me shtetin e vetëm që nuk i vë sanksione Rusisë, asaj, që bëri agresion të pa provokuar të një shteti sovran, Ukrainës, dhe që vazhdon te kryej masakra ndaj civilëve të paarmatosur, kësaj i thonë, ndërmarrje profiti në kohë lufte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat