Ky është i vrari në konfliktin mes Sekiraqëve dhe ‘Capavë’
Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë
Media merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes që njihen si ‘Capat’.
Gjithashtu sipas burimeve të insajderit një nga personat që po trajtohet në QKUK është Sali Sekiraqa.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.
Raportohe se vrasja në Prishtinë erdhi nga konflikti i më hershëm i dy familjeve. Sipas Sinjalit, të përshirë në këtë rast janë Sekiraqt dhe Capat si shkak i telasheve që kanë pasur më herët.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Pamje të rënda nga momenti i të shtënave më armë zjarri
Është publikuar video në të cilën dëgjohen krismat e armëve në lagjen Aktash në Prishtinë.
Sipas raportimeve, të paktën pesë persona janë plagosur dhe një ka mbetur i vdekur.
Raportohet se behet fjalë për një përleshje mes dy familjeve.
Emrat e pesë personave të plagosur sonte në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pesë personat që u dërguan në QKUK janë:
Salih Sekiraqa,
Robert Llumnica,
Korab Gashi,
Fatos Abazi,
Valdrin Ademi.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Pesë persona në gjendje të rëndë pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.
Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.
Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.
Ndërkohë, nga burime jozyrtare thuhet se nga gjuajtjet me armë ka mbetur i vdekur një person.
Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit pas të shtënave në Prishtinë
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Mësohet se si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.
Sinjali mëson se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash.
Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kallash.
Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.
Raportohet se Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.
Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.
Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht sonte në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhë përfundoi tragjikisht.
Siç mëson sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.