Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Media merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes që njihen si ‘Capat’.
Gjithashtu sipas burimeve të insajderit një nga personat që po trajtohet në QKUK është Sali Sekiraqa.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.
Raportohet se vrasja në Prishtinë erdhi nga konflikti i më hershëm i dy familjeve. Sipas Sinjalit, të përshirë në këtë rast janë Sekiraqt dhe Capat si shkak i telasheve që kanë pasur më herët.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.