Dita e parë e punës në Kosovë, shefi i ri i Zyrës së BE’së nëpërmjet një shkrimi në “X” tregon çfarë synon të bëjë

Aktuale

Dita e parë e punës në Kosovë, shefi i ri i Zyrës së BE’së nëpërmjet një shkrimi në “X” tregon çfarë synon të bëjë

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 12:56
Ambasadori Aivo Orav

Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadori Orav, i cili më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se mezi pret të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë.

Dita e parë në zyrën time të re si Ambasadore e BE-së në Kosovë. Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për: Avancimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomik, mbështetjen e reformave, Kosovën më afër BE-së dhe ta njoh Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat