A po nxitet një konflikt i ri i armatosur? Milazim Krasniqi vjen me një parashikim të “frikshëm”: Ka rrezik që...

Aktuale

A po nxitet një konflikt i ri i armatosur? Milazim Krasniqi vjen me një parashikim të “frikshëm”: Ka rrezik që...

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2024 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi i ka komentuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kritikuar qasjen e shtetit sa i përket serbëve të Kosovës dhe konfliktit të hapur me Serbinë.

Sipas tij, politika e qeverive të Kosovës ka qenë reaktive, pra, reagim ndaj veprimeve agresive të serbëve lokalë e të shtetit serb, ose kompromise të mëdha, për hatër të faktorëve ndërkombëtar.

“Koment urgjent/A PO NXITET NJË KONFLIKT I RI I ARMATOSUR

Edhe nga zhvillimet e kohëve të fundit nxirret lehtë përfundimi logjik se Kosova as nuk ka pasur as nuk ka politikë të qartë lidhur me serbët e Kosovës e aq më pak për konfliktin e hapur me Serbinë. Politika e qeverive të Kosovës ka qenë reaktive, pra, reagim ndaj veprimeve agresive të serbëve lokalë e të shtetit serb, ose kompromise të mëdha, për hatër të faktorëve ndërkombëtar. Kështu kemi ardhë në këtë situatë abrurde ku njëzet e gjashtë vite pas pavarësisë, serbët protestojnë për instiucionet e Serbisë dhe faktorët ndërkombëtar i bëjnë presion Kosovës për të mos mbyll ato institucione, të cilat janë zgjatime të okupatorit serb. Këtu vetëm logjikë nuk ka. Këtu ka vetëm dështim të qeverive të Kosovës, nga e para deri te kjo e fundit dhe hipokrizi të faktorëve ndërkombëtar, nga i pari tek i fundit”, ka thënë profesori.

Sipas tij, kushti i parë për të formuar komunat e reja dhe për të mbajtur zgjedhjet lokale, si në dialogun në Vjenë ashtu edhe në në Bruksel, do të duhej të ishte mbyllja e atyre institucioneve.

“Çka është dashur të bëhej? Kushti i parë për të formuar komunat e reja dhe për të mbajtur zgjedhjet lokale, si në dialogun në Vjenë ashtu edhe në në Bruksel, do të duhej të ishte mbyllja e atyre institucioneve. Nuk e kanë vënë atë kusht prandaj po i vuajmë pasojat.

E dyta, procesi i pacifikimit në veri, i filluar para dy vitesh nga qeveria Kurti, nuk do të duhej të fillonte nga tabelat, nga zgjedhjet, nga ura e Ibrit, po pikërisht nga mbyllja e këtyre institucioneve paralele, zgjatime të okupatorit. Për këto dy vite është harxhuar shumë energji e edhe kredibilteti i Kosovës me çështjen e tabelave, kryetarëve të komunave, dinarit, postës, ndërsa themeli i të gjitha atyre kanë qenë pikërisht oganet paralelet të Serbisë në Kosovë”, ka nënvizuar ai.

Nga ky aspekt, Krasniqi u shpreh kërkesat e faktorëve ndërkombëtar, për të mos i mbyllur këto organe të okupatorit, vërtet janë absurditet i llojit të vet.

“Kjo kërkesë absurde dëshmon gjithsesi se faktorët ndërkombëtar nuk kanë politikë të qartë për Kosovën, aq më pak për konfliktin e hapur ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me gjasë edhe ajo politikë që kanë pasur, po rrëshqet drejt nxitjes së një konflikti të ri. Ka rrezik që edhe vetë nxitja e Kurtit për “pacifikimin” e veriut e ka pasur për synim që të arrihet në pikën e konfliktit të pashmangshëm, për të zgjidhur pastaj krizën e re në favor të Serbisë- me një autonomi substanciale për veriun. Si dhuratë për litiumin dhe për armët që po dërgon Serbia në Ukrainë”, ka përfunduar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat