Ambasadori britanik takohet me Krasniqin e Hamzën, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet

Aktuale

Ambasadori britanik takohet me Krasniqin e Hamzën, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 15:56
Jonathan Hargreaves dhe Memli Krasniqi

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.

Ambasadori Hargreaves përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare.

Njoftimi:

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për t’i diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat