Memli Krasniqi flet për takimin që pati me ambasadorin britanik

Aktuale

Memli Krasniqi flet për takimin që pati me ambasadorin britanik

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën kanë takuar ambasadorin e Mbretërsië së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Siç bën të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.

Poashtu edhe për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.

“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, shkruan kreu i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat