Pamje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Aktuale

Pamje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht.

Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.

Incidenti i 1 shtatorit dyshohet se është vazhdim i rastit të plagosjes që u regjistrua në muajin mars.

Nga media janë publikuar edhe pamjet e konfliktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat