Deputeti i LVV-së i reagon Tomë Gashit: Populli e din, kush kujt i shërben e i ka shërby!

Aktuale

Deputeti i LVV-së i reagon Tomë Gashit: Populli e din, kush kujt i shërben e i ka shërby!

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Avokati Tomë Gashi ka kritikuar Albin Kurtin, për vendimin që iu ka dhënë tokë organizavtave fetare.

Gashit i ka reaguar deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli.

Ai ka thënë se del ‘avokati’ e kritikon qeverinë, pse kanë ndarë tokë në shërbim të tyre.

Sipas tij “populli e din, kush kujt i shërben e i ka shërby!”

Postimi i plotë:

Hoxha Halil dhe shoqata e tij 'Jetimat e Ballkanit', kanë tregu përkushtim ndaj shqiptarëve në nevojë, pa bo dallime fetare.

Ky ‘avokat-i’ del dhe kritikon Kryeministrin dhe Qeverinë, pse ata paskan ndarë një tokë për 99 vjet në shërbim të tyre.

Po... shyqyr që populli e din, kush kujt i shërben e i ka shërby!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat