Rasti Sekiraqa-Capa, Kurti e Sveçla të heshtur, nuk ka asnjë reagim për konfliktin në Prishtinë

Aktuale

Rasti Sekiraqa-Capa, Kurti e Sveçla të heshtur, nuk ka asnjë reagim për konfliktin në Prishtinë

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur mbrëmë në “Aktash” të Prishtinës si pasojë e gjuajtje me armë zjarri, mes dy familjeve Sekiraqa e Gashi të njohur si Capat.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim për këtë rast duke konfirmuar se 5 persona janë ndaluar, shkruan Insajderi.

Sipas organit të akuzës, përleshja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme mes dyja familjeve

Por, për këtë rast që e tronditi kryeqytetin nuk ka asnjë reagim nga udhëheqësit e shtetit. As nga kryeministri Albin Kurti, e as nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili vazhdimisht poston në rrjetet sociale të tij, vetëm punët e suksesshme të Policisë së Kosovës.

Sikur mos të kishte ndodhur asgjë ministri Sveçla ka bërë një reagim në Facebook duke uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve mbarësi e shumë suksese. Shumë fëmijë sot nisin një kapitull të ri të jetës së tyre në bankat shkollore. Jam i bindur se me angazhimin e tyre, të mësimdhënësve e të të gjithë neve, ata e ato do të jenë e ardhmja e ndritur dhe shtylla e fuqishme e Republikës sonë.”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat