Kurti takohet me Zeqir Gërvallën, e quan shok të idealit që nga koha e zyrës së UÇK-së në Prishtinë

Aktuale

Kurti takohet me Zeqir Gërvallën, e quan shok të idealit që nga koha e zyrës së UÇK-së në Prishtinë

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 20:30
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Zeqir Gërvallën, që thotë që e ka shok të idealit.

Kurti ka kujtuar kohën e zyrës së UÇK-së në Prishtinë, ku thotë se Adem Demaçi i bënte bashkë.

“Pasditen me Zeqir Gërvallën, shokun e idealit e bashkëpunëtorin e moçëm. Dikur ishte baca Adem dhe puna në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë që na bënte bashkë pothuajse çdo ditë.

Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër. Vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë. Ato janë këshilla, ide e evokime të vlefshme të një patrioti, veprimtari, ish të burgosuri politik dhe poeti të çmuar”, ka shkruar Kurti në Facebook, të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat