Policia nxjerr detaje të reja për përplasjen e armatosur në ‘Aktash’

Aktuale

Policia nxjerr detaje të reja për përplasjen e armatosur në ‘Aktash’

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 09:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek janë gjetur të hënën gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi përplasja e armatosur në ‘Aktash’ të Prishtinës.

Policia ka thënë sot se armët dhe karikatori janë gjetur gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policorë.

“Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek”, tha Policia.

Rasti, i cili tronditi Prishtinën, është duke u hetuar, tha Policia në një njoftim për ngjarjen në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat