Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, publikon foto me homologët nga Europa Juglindore, shihet edhe Lajçak

Aktuale

Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, publikon foto me homologët nga Europa Juglindore, shihet edhe Lajçak

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka publikuar një fotografi me ministrat e jashtëm të shteteve të Europës Juglindore para takimit të përbashkët që do të kenë në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Në fotografinë e publikuar nga Gërvalla shihet edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Me Ministrat e Jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, në Forumin Strategjik të Bledit, para takimit të përbashkët”, shkroi Gërvalla duke publikuar një fotografi me homologët e saj, si dhe një të veçantë me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Paraprakisht, Gërvalla zhvilloi një takim të veçantë me Fajon, si dhe me ministrin e Jashtëm të Kroacisë Gordan Grlic-Radman.

Takime dhe diskutime konstruktive në ditën e parë të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni”, shkroi Gërvalla në një tjetër postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat