Kurti bën thirrje të mësohet gjuha frënge: Është dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit dhe kulturës

Aktuale

Kurti bën thirrje të mësohet gjuha frënge: Është dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit dhe kulturës

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 12:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar zyrtarët shtetëror e studentët që ta mësojnë gjuhën franceze. Gjatë vizitës që i bëri Institutin francez të Kosovës, Kurti tha se mësimi i kësaj gjuhe është një dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit edhe kulturës.

Gjatë vizitës që i bëri këtij instituti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kreu i ekzekutivit tha se ky Institut është në kuadër të Ambasadës Franceze, ndërsa e konsideron edhe si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Mësimi i gjuhës frënge është një përparësi shumë e madhe sepse të gjithë ata të cilët pëlqejnë letërsinë franceze, që dëgjojnë muzikë franceze, që shikojnë filma francez, është mire të din edhe frëngjisht. Unë inkurajoj zyrtarët publikë të shtetit tonë por edhe studentë e profesorët, ndërmarrësit që ta konsiderojnë vizitën në institutin francez dhe mësimin e gjuhës frënge këtu, që është një dritare e jashtëzakonshme për kulmimin e cilësisë së artit edhe kulturës. Instituti francez në Kosovë në kuadër të Ambasadës Franceze është urë e re midis Kosovës edhe Francës, midis gjuhëve tona dhe midis njerëzve tanë”, tha Kurti.

Kurse ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tregoi për punën që bën ky Institut.

“Instituti Francez është inauguruar në mars të këtij viti nga presidentja Osmani. Ajo që po bëjmë sot është lansimi i kurseve të gjuhës dhe deshëm që t’ja prezantojmë kryeministrit. Instituti po bënë gjëra të shkëlqyeshme dhe është partner i bashkëpunimit. Kemi një program gjysmë milion eurosh me festivali ‘Anibar’. Do të ofroj edhe kurse gjuhe nga mesi i shtatorit kjo është arsyeja e këtij organizmi”, tha ambasadori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat