Rasti “Sekiraqa-Capat”, nis seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve në QKUK

Aktuale

Rasti “Sekiraqa-Capat”, nis seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve në QKUK

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 12:34 Përditësuar në ora: 14:48 më 03.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Nis seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve në QKUK

Ka nisur seanca dëgjimore dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë.

Siç shihet edhe në disa fotografi forca të shtuara të Policisë janë duke qëndruara para Klinikës së Ortopedisë.

Ndryshe, përleshja mes dy grupeve të njohura në kryeqytet ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi.

I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Pesë të dyshuarit për vrasjen në Aktash dalin sot para gjyqtarit, seanca pritet të mbahet në QKUK

Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht.

Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Ndaj të plagosurve që edhe dyshohen për rastin, sot mbahet seanca.

Seanca dëgjimore ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ata po trajtohen.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar se seanca nisë në orën 14:00.

Vendi ku ndodhi përleshja mes dy grupeve u ekzaminua në detaje dhe u mbikëqyr nga Policia deri dje në mesditë. Në atë lokacion, në rrugën “Gazmend Zajmi”, Policia ka gjetur armë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat