Krasniqi e pret në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së

Aktuale

Krasniqi e pret në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 12:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot (03 shtator) në selinë e partisë e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve vendore dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, “për çka PDK është shumë mirënjohëse”.

“Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë.

Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat