Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për grabitje

Aktuale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për grabitje

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:36
Personat e kërkuar nga Policia

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi.

Ai sipas njoftimit të Policisë dyshohet për grabitje.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat