Gjatë ditës së djeshme, dëshminë e tij në Gjykatën Speciale e ka dhënë Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
Pas kësaj ka reaguar, familja e Haki Imerit duke thënë se ai vetëm “tregoi të vërtetën e halabakeve te krimit te organizuar te kamufluar ne 'gazetar' e analiste e verteta nuk u intereson”.
“Por koha po e dëshmon se gogolët e së keqes nuk mund ta ringjallin bindjen se ata ishin e mira e Kosovës”
Shkrimi i plotë:
Te dashur miq
-Imagjinoni një sallë gjyqi në Hagë e mbushur plot me dëshmitarë të rremë të rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe..
- Avokatët e mbrojtjes me gëzim në fytyrë presin të shfaqen njëri pas tjetrit, të gjithë ata dëshmitarë imagjinarë që mediat kosovare i kanë premtuar për katër vite rresht, opinionit publik .. disi nuk po u del falli fallxhorve gazetaresk..
- Per, befasi! Në vend të tyre, shfaqen ish-ushtarë të UÇK-së, anëtarë të LDK-së, ushtarakë amerikanë, dhe diplomatë të huaj që kanë qenë në terren gjatë luftës.
-Dëshmitarë realë me fakte të prekshme, Çfarë shoku! Duket sikur skenari i shkruar nga mediat e nëntokës kriminale po rreshqet drejt vrimes se zeze ..
-Disa media- kosovare duket se janë mbushur me një ndjenjë të re misioni: shpifja dhe sulmi armet e vetme ne perdorim ndaj kujtdo që nuk i përshtatet narrativës së tyre të sajuar.
-Por koha po e deshmon se gogolet e se keqes nuk mund ta ringjallin bindjen se ata ishin e mira e Kosoves.
- Imagjinoni redaksinë e këtyre mediave, ku në vend të gazetave dhe notepadeve, në tavolinat e gazetarëve qëndrojnë fjalorë të shpifjeve dhe manuale të diskreditimit, nuk po u dhez fati me gojedhena kafenesh ..
-Tani kur dëshmitarët nuk po dalin të rekrutuar nga BIA-serbe siç ishte parashikuar propaganduar,nga këta kampionë konspiracionesh, insinuatash dhe mashtrues ordiner, jane hedhur në një krizë krijuese—si të shpikin histori të reja kur skenari i vjetër deshtoje.
-Imer Imeri, eshte dëshmitari që u përball me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ne Hage , ai kishte vetëm një mision: të tregonte të vërtetën, e halabakeve te krimit te organizuar te kamufluar ne 'gazetar' e analiste e verteta nuk u intereson ..
-Por te verteten po e provon procesi gjyqsor ne HAGE.
- Avokatët e mbrojtjes kërkuan shtatë orë për ta 'shqyer' në pyetje, deshmitarin Imer Imeri por brenda një ore e përfunduan gjitheçka ..
-Gjykatësi mbeti pa fjalë—si mund të ndodhë kjo?
- Epo, ndoshta avokatët nuk kishin marrë parasysh që kur je përballë të vërtetës, të gjitha pyetjet e sajuara të përgatitura gjatë kafes së mëngjesit thjesht shkrijnë si akull në mes të gushtit..
-Në këtë dramë juridike të përzier me komedi të zezë, Kadri Veseli gjen kohë të qeshë kur dëshmitari Imer Imeri përmend Adem Jasharin si shok qe kishte ..
-E Veseli i ngrate qesh, nje gazetar i tjetersuar i ngjitet pas, duke luajtur rolin e një kritiku teatral që vlerëson performancën e Veselit. i cili në vend të mendimeve ka kanaqe në kokë..
- Por a ka ndonjë ironi më të madhe se kjo? Ndërsa ata qeshin, drejtësia për viktimat vazhdon, dhe bllofet mediatike përplasen në bjeshken e realitetit te hidhur ..
-Gjykata Speciale në Hagë po bën atë që shumë nuk e prisnin: po ndriçon krimet dhe po sjell drejtësi për viktimat.
-Dhe në mes të gjithë kësaj, mediat kosovare të drejtuara nga "zona të errëta" po kapitullojnë, duke e kuptuar se shpifjet e tyre po gadasin kredibilitin e tyre nuk kane me ndonjë efekt të qëndrueshëm..
-Rrofshin dëshmitarët e vërtetë, rrofshin gjykatësit e drejtë, dhe qeshni sa të doni—e vërteta, si gjithmonë, ka mënyrën e saj për t’u shpallur, pavarësisht nga zhurma e krijuar nga skenaristët e tragjikomedisë mediatike kosovare..
- Gjykata Speciale do të vazhdojë rrugën e saj, dhe për herë të parë, viktimat do të marrin drejtësinë e vonuar dhe të merituar..