Pesë persona ftohen në polici lidhur me institucionet paralele që u mbyllën në veri

Aktuale

Pesë persona ftohen në polici lidhur me institucionet paralele që u mbyllën në veri

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Pesë persona janë ftuar për intervistim  nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve.

Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Më 30 gusht të këtij viti, është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri, “Qarku i Mitrovicës së Kosovës,  Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Elshani shtoi se këta persona që janë ftuar për intervistim kanë të bëjnë me rastin në fjalë të përmendur më lartë atë të institucioneve paralele.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat