Loci: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Aktuale

Loci: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 22:13
Mehmet Loci

Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar Mehmet Loci.

Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish-burgosurve politikë që rrëfyen për torturat që i kishin përjetuar në burgjet e ish-Jugosllavisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat