Analisit Arben Fetoshi duke folur për situatën e fundit në vend dhe raporet e Qeverisë së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, tha se Kosova është kthyer në një vend të përplasjeve ndërkombëtare pas një peridhe të gjatë të marrëdhënieve të mira.
“Besoj që problemi i veriut ka pasur nevojë për një qasje më të fortë më të rebeluar të institucioneve të Kosovës.
Veriu ka nevojë esenciale për një qasje të matur politike për shkak se pavarësisht suksesve që kemi parë në luftimin e bandave kriminale të strukturave ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër problemi mbetet aty pra Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemet e veriut, me ambiciet e Serbisë për territor në Kosovë dhe me narrativat e rrejshme të Vuçiqit i cili përpiqet që Kosovën ta portretojë si shtet represiv dhe kjo normalisht që duhet të na bëjë të reflektojë në veçanti në raport me reagimet që na kanë ardhe prej SHBA, unë jam prej atyre që besoj se se asnjë sukses në veri nuk na duhet në qoftë se nuk e mirëmbajmë partneritetin me aleatët tonë strategjik në kuptimin e sfidave që vazhdon të përballet Republika e Kosvës e kryesorja prej tyre është fakti se Kosova ende nuk është konsoliduar si pjesë e bashkësive të kombeve.”, tha ai.