KFOR-i largohet nga Ura e Ibrit

Aktuale

KFOR-i largohet nga Ura e Ibrit

Nga: Bota sot Më: 4 shtator 2024 Në ora: 10:28 Përditësuar në ora: 12:25 më 04.09.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfundojnë ushtrimet e KFOR-it mbi Urën e Ibrit

Kanë përfunduar ushtrimet e ushtarëve të KFOR-it nga Ura e Ibrit pas disa orësh.

Ekipi i medias është duke qëndruar në veri të Mitrovicës, ku raportohet edhe largimi i automjeteve të KFOR-it pas përfundimit të trajnimit.

Më herët u raportua për shtimin e forcave të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit, ku sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Kurse edhe ditë më parë janë parë trupa e automjete të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Ndryshe, KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

KFOR-i e “blindon” sërish Urën e Ibrit

Forca të shtuara të KFOR-it, janë parë sërish sot tek Ura e Ibrit.

Pozicionimi aty raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit.

Ata krijuan dy kordona në anën veriore dhe jugore të urës dhe rreth tridhjetë prej tyre u pozicionuan me pajisje të plota, ndërsa kalimi për këmbësorët ishte i papenguar.

Në një deklaratë të ditëve më parë të dhënë, KFOR-i tha se dislokimi i trupave aty, vijon si pjesë e një trajnimi të paraparë në planet e tyre, për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.

”KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”.

”KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është i vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, thuhej nga KFOR.

Ndiqni pamjet nga Kosovo-online.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat