Kryediplomatja finlandeze nga aeroplani lajmëron vizitën në rajon, do të vijë edhe në Kosovë

Aktuale

Kryediplomatja finlandeze nga aeroplani lajmëron vizitën në rajon, do të vijë edhe në Kosovë

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 11:28
Elina Valtonen

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në profilin e saj zyrtar në “X” ka publikuar një fotografi nga aeroplani duke bërë të ditur vizitën e saj në rajon.

Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.

Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën”.

BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat