Pas mbylljes së postës në veri, punëtorët mund t`i marrin sendet personale në polici

Aktuale

Pas mbylljes së postës në veri, punëtorët mund t`i marrin sendet personale në polici

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 13:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas mbylljes së nëntë objekteve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, punëtorët që ishin të punësuar aty mund t’i marrin gjësendet personale në stacionin policor në veri.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

Materialet dhe gjësendet personale të punëtorëve gjenden në kamionin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më 5 gusht, autoritetet në Kosovë mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – vendim që u kritikua nga SHBA-ja dhe BE-ja. Vendimi është kritikuar edhe nga autoritetet në Serbi. Por, autoritetet në Kosovë kanë thënë se objektet e mbyllura nuk kishin licencë për punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat