Organizohet punëtoria për finalizimin e projektligjeve për reformën në drejtësi

Aktuale

Organizohet punëtoria për finalizimin e projektligjeve për reformën në drejtësi

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 13:36
Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë, me mbështetje të OSBE-së, ka organizuar një punëtori treditore me qëllim të finalizimit të akteve normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët të Zotimeve.

Gjatë kësaj punëtorie, përveç ministres së Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, punëtoria u përbë edhe nga pjesëmarrësit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, përfaqësues të BE-së, Ambasadës Amerikane, OSBE-së dhe OJQ-ve, me ç’rast po diskutohet më shumë rreth finalizimit të akteve normative që përfshijnë Disiplinën, Integritetin, Performancën dhe Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një njoftim në Facebok, bëhet me dije se në fjalen e saj, Haxhiu tha se me këto akte normative, finalizohet procesi që rrjedhë nga Deklarata e Zotimeve, pjesë e reformes në drejtësi, përmes së cilave rregullohet kontrolli i integritetit për gjyqtarët dhe prokurorët, forcohet sistemi i disiplinimit, vlerësimi performances dhe deklarimit të pasurisë.

Po ashtu, janë përfshirë ndryshime të rëndësishme në ligjet që rregullojnë rekrutimin, avancimin dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktet normative të finalizuara do të procedohen për votim në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat