Ishte transferuar në shkollë tjetër pas ankesës së prindërve, si u arrestua mësuesja në Prishtinë?

Aktuale

Ishte transferuar në shkollë tjetër pas ankesës së prindërve, si u arrestua mësuesja në Prishtinë?

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar sot përmes raportit se një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte penguar procesin mësimor.

Gruaja në fjalë është mësuese dhe e njëjta ka penguar procesin pasi ishte marrë vendimi për ta transferuar në një shkollë tjetër të kryeqytetit.

Media ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushakun, e cila tha se vendimi për transferimin e saj është marrë nga Komisioni Disciplinor.

“Mësuesja është transferuar në një shkollë tjetër. Ky vendim është marrë nga Komisioni Disciplinor, meqë ka pasur ankesa nga prindërit e klasës së të njëjtës mësuese”, tha Lushaku – Sadriu.

E dyshuara më herët ka qenë e punësuar në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat