AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Aktuale

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 68 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Sipas AKP-së, për 46 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 56 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1 milion e 534 mijë e 817 euro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se rezultatet e ofertave mund të gjinden në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat