Aksion i Task-Forcës kundër Piraterisë, sekuestrohen rreth 3 mijë libra shkollor

Aktuale

Aksion i Task-Forcës kundër Piraterisë, sekuestrohen rreth 3 mijë libra shkollor

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 16:41
Aksion i Task-Forcës kundër Piraterisë, sekuestrohen rreth 3 mijë libra shkollor

Task-Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, këtë të mërkurë ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit nga ana e Task-Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut në mbështetje të Policisë së Kosovës është zhvilluar në disa qytete të Kosovës dhe është bërë sekuestrimi i materialit pirat.

Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar rreth 3 mijë libra arsimore-shkencore dhe profesionale.

“Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, institucionet e zbatimit të ligjit do të ndërmarrin masa ndëshkuese konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë.

Task-Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, ka njoftuar mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se është në veprim dhe do të ndërmerr aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore.

“Task-Forca kundër piraterisë kërkon nga të gjithë personat të cilët pretendojnë se të drejtat e tyre janë duke u shkelur të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat