Berisha: Çdo veprim i Qeverisë në veri është për qëllime elektorale

Aktuale

Berisha: Çdo veprim i Qeverisë në veri është për qëllime elektorale

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 22:56
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar veprimet e Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke theksuar se këto veprime janë të motivuara nga arsye elektorale.

Sipas Berishës, ndërmarrja e hapave për hapjen e urës së Ibrit është e duhur, por metodologjia që po përdoret nga kryeministri Albin Kurti është e gabuar.

“Po shihet hapur se edhe veprimi i urës edhe çdo veprim tjetër, domethënë shtrirja e sovranitetit që po e quan qeveria është për arsye elektorale, sepse nuk ratifikohet ndërkombëtarisht nëse e bën të kalueshëm urën”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se komuniteti serb në veri refuzon të pranojë institucionet e Kosovës dhe se shtrirja e sovranitetit nuk përbëhet vetëm nga hapja e urës, por nga funksionimi i institucioneve të shtetit në atë zonë.

“Ne jemi për hapjen e urës, sepse është në frymën e marrëveshjeve, kjo ka pasur të hapet në 2017-ën. Por metodologjia është e gabuar, sot ke një veri ku refuzohesh nga komuniteti serb t’i kanë braktis institucionet, po thuhet se ka sovranitetit nuk është kjo, por me funksionu institucionet e shtetit atje”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat