Ky është i paraburgosuri që e grushtoi gardianin në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Aktuale

Ky është i paraburgosuri që e grushtoi gardianin në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 23:58
Ilustrim

Arratisjet, përleshjet, kanosjet e droga janë raste goxha të shpeshta që raportohen në burgjet e Kosovës.

Gazeta raportoi sot për një rrahje që ka ndodhur në mëngjes në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës, ku viktimë ishte një oficer korrektues, i cili u sulmua fizikisht nga një i paraburgosur

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari që e goditi gardianin është Armend Haziri, rreth 34-vjeçar, i cili ishte dërguar në këtë qendër para disa ditëve.

Sipas informacioneve të para, incidenti ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, ku viktima u përballë me të dyshuarin – i cili e grushtoi në fytyrë, thonë tutje të njëjtat burime.

Oficeri që ishte cak i sulmit ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar hetimi ndaj të dyshuarit, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat