A do të marrë pjesë në zgjedhje pas përplasjeve me VV-në? Flet Haki Abazi

Aktuale

A do të marrë pjesë në zgjedhje pas përplasjeve me VV-në? Flet Haki Abazi

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 08:13
Haki Abazi

Në Qeverinë “Kurti 1” Haki Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ndërsa në mandatin e Qeverisë “Kurti 2” ka udhëhequr për disa vite Komisionin Parlamentar për  Politikë të Jashtme.

Ndërsa në muajin maj të 2023-tes, grupi Parlamentar i LVV-së pati vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi.

Përjashtimi i tij ka ardhur një ditë pasi deputeti Abazi ka pretenduar që atij i është orkestruar një përplasje fizike me deputetin Salih Zyba me urdhër të kryeministrit Kurti e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusarit.

Tashmë si deputet i pavarur Haki Abazi ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në zgjedhjet e ardhshme, të paktën kështu është shprehur në një prononcim për media.

“Nuk kam vendosur ende asgjë”, u shpreh shkurt Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat