Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Ai ka kritikuar kreun e LDK-së se këtë parti po e sheh vetëm si mundësi personale dhe jo mision, përcjell Bota sot.
Reagimi i Rugovës, vjen pasi ai ka treguar se ka dëgjuar zëra në LDK se do të jetë sukses, nëse kjo parti merr 20 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sipas thashethemeve nga selia e LDK-së, sukses qenka nëse LDK del partia e dytë me diçka mbi 20 përqind. E pastaj disa habiten pse them që Albin Kurti nuk ka opozitë.
Lumiri me shokë, LDK-në e sheh si oportunitet personal dhe jo mision”, ka shkruar Naser Rguova në një postim në Facebook./Botasot