Halil Geci ka vlerësuar mundin dhe përkushtimin e avokatit Gazmend Halilaj.
Sipas Gecit, po të ishte Halilaj kryeprokuror, Gjykata Speciale nuk do të ndodhte.
“Mbesim me shpresë se institucionet kompetente së shpejti do ta emërojnë Halilajn kryeprokuror shteti”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Avokati Gazmend Halilaj është boshti i nacionalizmit, i pa trembur energjikë i aftë në profesionin juridik, po të ishte ky kryeprokuror edhe nja 10 si ky gjykata speciale nuk kishte me ndodhur kurrë.
Arsyja se pse nuk do formohej kjo gjykatë është kjo: se ky do i arrestonte dhe do i gjykonte vetë vrasesit,ata që vrisnin atdhetarë me porosi sërbo-ruse, ata që vrisnin proamerikanet e LDK-së. Mbesum me shpres se institucionet kompetente së shpejti do ta emërojnë Halilajn kryeprokurorë shteti.