Haziri: LDK me nëndegët në Kosovë e mërgatë, gati për zgjedhje

Aktuale

Haziri: LDK me nëndegët në Kosovë e mërgatë, gati për zgjedhje

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 10:48
Foto nga takimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një takim me strukturën e saj, në Istog, në vendlindjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Siç shkruan nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, aty u mblodhën për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

”Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gati me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat