Shefi i BE-së në Kosovë takohet me kryeministrin Kurti

Aktuale

Shefi i BE-së në Kosovë takohet me kryeministrin Kurti

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 11:35
Aivo Orav dhe Albin Kurti

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar mëngjesin e sotëm, kryeministrin Albin Kurti.

Orav i ka shprehur Kurtit, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve me Bashkimin Europian.

”Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.

Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat