27 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës, vlerësohet lartë kontributi i saj

Aktuale

27 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës, vlerësohet lartë kontributi i saj

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:16
Nënë Tereza kishte prekur zemrat e miliona njerëzve në botë me dashuri duke u kthyer në simbol të bamirësisë.

Në 27 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare, Shën Nënë Tereza, në Katedralen në kryeqytet është mbajtur meshë ku u vlerësua lartë kontributi i saj.

Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor Rrok Gjonlleshaj tha se Nënë Tereza kishte prekur zemrat e miliona njerëzve në botë me dashuri duke u kthyer në simbol të bamirësisë.

Ai tha se shembulli i Nënë Terezës duhet ndjekur dhe të jetë frymëzim për tu qëndruar afër nevojtarëve.

Sipas tij në një vend si Kosova është e rëndësishme të ndërtohen ura mirëkuptimi dhe uniteti e bashkëpunimi për paqe.

Po ashtu, sot në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit në Kosovë, vendim të cilin e pati marr Qeveria e Kosovës më 5 shtator 2022 në shenjë respekti dhe përkujtimit nga Republika e Kosovës për humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat