Qentë endacakë sulmojnë një person në oborrin e QKUK-së

Aktuale

Qentë endacakë sulmojnë një person në oborrin e QKUK-së

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur viktima po kalonte në oborrin e QKUK-së.

Qenë të shumtë kanë sulmuar personin duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencë mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në Klinikën Infektive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat