Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria

Aktuale

Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:54
Haradinaj, Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të qeverisë aktuale.

Me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë prioritet që paga minimale do të jetë prej 1.000 euro brenda Policisë, teksa ka përmendur edhe sigurimin shëndetësor.

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor.

Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat