Drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, Ardian Zeqiri është shprehur se Serbia nuk do eskalim të situatës më Kosovës.
Kjo pasi, sipas tij Serbia ka përballë KFOR-in.
“Nuk është e interesuar as Serbia të ketë eskalim të situatave, është për konsum të brendshëm politik, që të tregohet qe në po mundohemi, por nuk po na lejojnë”, u shpreh Zeqiri.
“Arsyeja pse besoj se nuk do të ketë eskalim, është përballja me KFOR-in”.
“Prandaj për këtë shkak besoj se protestuesit nuk do të futen në territorin e Kosovës”, tha ai në Kosova Today,