Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se Serbia ka humbur kontrollin mbi popullatën serbe në Kosovës.
Sipas tij, Serbia me protestën e thirrur dëshmon qartë se “do të mundohet ta përshkallëzojë këtë bllokad të lëvizjes së lirë me veprime të tjera nga narkoshteti ndaj popullatës serbe”.
Shkrimi i plotë:
Humbja e kontrollit të Narko Shtetit mbi popullatën serbe në Kosovë
Protesta e thirrur nga formacionet parapolitike të mafies shtetërore serbe dëshmon dhe argumenton:
Serbia e ka humbur kontrollin mbi popullatën serbe në periudhën e fundit duke mos i përkrahur ata duke mos kundërshtuar veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në veri.
Serbia do të mundohet ta përshkallëzojë këtë bllokad të lëvizjes së lirë me veprime të tjera nga narkoshteti ndaj popullatës serbe (shantazhe, kërcënime) që nuk e përkrahin politikën e Vuqiqit dhe për këtë arsye strukturat paralele të Serbisë janë mbyllur.
Pra, nga këto veprime në pjesën politike është edhe ruajtja e narrativës serbe kundër politikës së Kosovës, por qëllimi është qortim i popullit serb në Kosovë me dhunë nga narko shteti Serbisë.