Krahasoi situatën e serbëve në Kosovë me situatën e shqiptarëve në kohën e Millosheviçit!/ Zogiani “godet” Shkëlzen Maliqin

Aktuale

Krahasoi situatën e serbëve në Kosovë me situatën e shqiptarëve në kohën e Millosheviçit!/ Zogiani “godet” Shkëlzen Maliqin

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2024 Në ora: 14:21
Shkëlzen Maliqi

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, ka komentuar një intervistë të Shkëlzen Maliqit dhënë për një medium sern, duke shtjelluar çështjen e serbëve të Kosovë.

Ai thotë se Maliqi po krahason situatën aktuale të serbëve në Kosovë me situatën e shqiptarëve në kohën e Millosheviçit!

Reagimi i plotë:

Lehtësia e padurueshme e normalizimit të Millosheviqit!

Në një intervistë për gazetën danas.rs Shkelzen Maliqi krahason situatën aktuale të serbëve në Kosovë me situatën e shqiptarëve në kohën e Millosheviçit!

Si mundet dikush të bëjë paralele të tilla! Asnjë serb nuk është lënduar e lëre më vrarë, gjatë tërë kësaj përpjekjeje të Qeverisë së Kosovë për luftimin e krimit të organizuar dhe shtrirjen e kontrollit në komunat veriore!

Mbase Shkelzen Maliqi, Gazmend Muhaxheri, e do tjerë që bëjnë të tilla paralele nuk e dijnë çfarë ka bërë Millosheviç në Kosovë?! Mbase kështu mund të mendojë njeriu kur shef këso krahasime të tmerrshme që s'kanë lidhje me realitetin!

Mirëpo, nëse e lexon më tutje intervistën e Maliqit e kupton në fakt mendimin që ai vërtetë e ka për Kosovën, Serbinë, Vuçiqin! Ai thotë, ishte gabim i Aleksander Vuçiq tërheqja e njerëzve të tij nga institucionet e Kosovës, sepse kështu nuk po mund të ndikojë në vendimet që po ndërmirren!

Pra Maliqi e do Serbinë, Vuçiqin në vendim-marrje dhe aq shumë duket të jetë irituar se kjo ka ndryshuar saqë në mllef e sipër bën edhe krahasimin tërësisht absurd të gjendjes aktuale të serbëve në Kosovë, me gjendjen e shqiptarëve në kohën e Millosheviqit!

Apo mbase edhe po dëshiron që t'i relativizojë veprimet e Millosheviqit?! T'i trajtojë ato si një përpjekje të tij për rend e ligj, për luftimin e krimit apo dhe "terrorizmit shqiptar"?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat