Vuçeviq kërcënoi Kosovën me konflikt, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Vuçeviq kërcënoi Kosovën me konflikt, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka reaguar për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri.

Ai fajtor për këtë çështje e lë kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se “ai po vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve dhe se dëshiron t’u thotë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë”.

Vuçeviq ka pretenduar se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”.

Për këtë ka reaguar deputeti iLVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se ky kërcënim vije sepse Kosova po e zbaton Kushtetutën e saj dhe po i mbyll institucionet ilegale serbe.

“Është ironike që Serbia thellon lidhjet me Rusinë, ndërsa BE-ja i bën thirrje Kosovës që mos me i mbyll strukturat paralele serbo-ruse në Kosovë”, shkruan deputeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Serbisë, Vukçeviq, kërcënon me konflikt sepse Kosova po e zbaton Kushtetutën e saj dhe po i mbyll institucionet ilegale serbe.

Ndërkohë, Peter Stano vazhdon të bëjë presion mbi Kosovën për veprimet legjitime të saj, duke i quajtur ato "veprime të njëanshme".

Ndërsa për takimin Vulin-Putin, zedhenesi i BE-se Stano pret nga Serbia që të përmbahet nga rritja e lidhjeve dhe kontakteve me Rusinë, ndërsa zv.kryeministri serb Vulin deklaron para Putinit se Rusia është aleati kryesor i Serbisë.

Është ironike që Serbia thellon lidhjet me Rusinë, ndërsa BE-ja i bën thirrje Kosovës që mos me i mbyll strukturat paralele serbo-ruse në Kosovë. Kosova nuk do të ndalet në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat