Deputetja e VV-së e mbron Kurtin, thotë se edhe një matematikan amerikan kishte gabuar

Aktuale

Deputetja e VV-së e mbron Kurtin, thotë se edhe një matematikan amerikan kishte gabuar

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 16:56
Arijeta Rexhepi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka tentuar ta relativizojë gafën e shefit të saj në matematikë.

Rexhepi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se edhe George Bernard Dantzig, matematicien amerikan, i kishte zgjidhur gabimisht detyrat.

“George Bernard Dantzig, matematicieni amerikan, i cili zhvilloi dy problemet kryesore në teorinë e statistikës, të cilat në prezantim i kishte zgjidhur gabimisht.

Megjithatë, gjurmët e tij janë të përjetshme në arritjet në matematikë, sidomos në algoritmet komplekse”, shkroi ajo.

Kurti u detyrua të kërkonte falje përmes një postimi në ‘Facebook’ për gabimin e bërë. Ai u bë lajm edhe në mediat ndërkombëtare pas huqjes në detyrën e matematikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat