KFOR realizon trajnim kundër fobisë ndaj zjarrit dhe lirinë e lëvizjes

Aktuale

KFOR realizon trajnim kundër fobisë ndaj zjarrit dhe lirinë e lëvizjes

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 17:16
KFOR

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se kanë realizuar një trajnim sot në kapim në Novosellë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se trupat italiane nga forcat rezervë të caktuar në KFOR morën pjesë në një sërë aktivitetesh trajnimi për fobinë nga zjarri dhe lirinë e lëvizjes.

“Ato përfshinin edhe trajtimin e pajisjeve ndezëse të improvizuara dhe pastrimin e barrierave nga rrugët dhe kalimet gjatë trazirave civile”.

“Këto aktivitete janë kyçe për të testuar procedurat afatgjate të menaxhimit të krizave dhe për të mbrojtur standardet më të larta të gatishmërisë operacionale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat